Pas lajmit të sotëm se Gerard Pique është ndarë me të fejuarën e tij Shakira pasi ishte kapur duke e tradhtuar, ish-pornostarja e njohur nga Libani, Mia Khalifa ka shtuar masën e kritikës në momentin e vështirë për mbrojtësin e famshëm të skuadrës së Barcelonës.
Bukuroshja 29-vjeçare amerikano-libaneze që kaloi disa muaj në industrinë e pornografisë para se të largohej për një karrierë në sporte dhe rrjetet sociale, ngacmonte me ironi futbollistin duke thënë se “nuk luante aq mirë sa duket me topin”.
Khalifa thotë se është tashmë tifoze me skuadrën angleze të West Ham pasi ka parë filmin e vitit 2005 ‘Green Street’ madje është shfaqur në disa programe sportive duke thënë se i pëlqejnë skuadrat “humbëse”.
“Shakira që ndjek shembullin e Henry Cavill e Chris Evans në 48 orët e fundit, është maja e feminizmit – Pique … feminizëm,” shkruante me ironi Khalifa, duke iu referuar kushtëzimit të vendimit të këngëtares kolumbiane ndaj presionit të mediave.
Në fillim të javës Pique raportohet se kishte dalë nga shtëpia e çiftit pasi ishte kapur në krevat me një tjetër grua nga partnerja e tij, dhe tashmë çifti po ndahen.
E përditshmja spanjolle El Periodico, shkruan se Pique po qëndron në një apartament më vete, duke jetuar jetën e një beqari që prej ndarjes.
Sipas zhurmave gruaja me të cilën ka shkuar Pique është e njohur e shokut të tij të skuadrës Gavi, por raportimet janë refuzuar.
El Periodico shkruante se gruaja në fjalë është një e re bionde në të 20-at, që studion dhe punon si organizatore eventesh.
Pique e Shakira janë bashkë që prej vitit 2011 pasi u njohën gjatë xhirimit të videos së njohur të vitit 2010 ‘Waka Waka (This Time for Africa).
Dyshja nuk ishin martuar zyrtarisht por kanë dy fëmijë së bashku.
Top Channel