Reperja amerikane Iggy Azalea, 31 vjeçe, habiti dje fansat teksa tregonte format e bëshme në një bikini portokalli, teksa pozonte para pasqyres para një sesioni zhytjesh në pishinë.
Azalea shfaqej në mes të fotos para pasqyrës me një komplet të gjerë makiazhi para saj.
Këngëtarja më pas bënte zhytje në pishinë me një shoqe, nga ku sillte të tjera foto.
Ajo mbante një varëse trupore dhe syze dielli Quay në formë aksesorësh, teksa flokët biondë i kishte stiluar të lidhur topth mbi kokë.
Iggy ka thënë kohët e fundit se tmerrohet nga videot e vetes kur ishte në të 20-at.
“Nganjëherë e shikoj veten kur isha e re dhe më rënqethet mishi”, tha ajo për revistën Rollercoaster.
“Kisha një vetëbesim aq të ekzagjetuar te vetja sa tani i them, ‘Vetëm mbylle gojën, nuk e ke idenë se për çfarë flet’”.
Nga vjet Iggy ka nisur të shpjegojë sesi manovron mes punës dhe të qenit nënë e vetme.
Biondja ka djalin Onyx me ish-të dashurin Playboi Carti, ndërsa thotë për fansat në Twitter se prej një viti nuk fle gjumë me orë të plota.
“Prej një viti jam me tre orë gjumë çdo natë, por ia vlen barra qeranë për të rritur të voglin”, shkruan ajo.
Top Channel