Çifti lidhen në shtylla, rrihen me thupra pas daljes së videos së seksit në rrjetet sociale (fotot)

04/06/2022 17:56

Video intime e një çifti të rinjsh që përfundoi e shpërndarë në rrjetet sociale ka zemëruar shumë komunitetin e qytezës Wa në Gana, saqë ata i kapën ‘dashnorët’ dhe i lidhën në shtylla në sheshin e qytetit për t’i dënuar me rrahje thuprash.

Rezidentët e qytezës afrikane morën vetë në dorë ligjin dhe dënuan burrin e gruan për videon e tyre duke i goditur nga 20 herë me shkopinj, pas pretendimeve se imazhet ‘imorale’ kishin njollosur ‘reputacionin e qytezës’.

Pamje shokuese të dy të dashurve të lidhur në dy shtylla të ndryshme në sheshin kryesor, ishin publikuar në rrjet. Stili i dënimit duket i ngjashëm me imazhe të ardhura muajt e fundit nga Ukraina, ku në mënyrë të ngjashme janë lidhur ata që janë konsideruar nga turmat radikale pro-rusë apo refuzues të shërbimit ushtarak.

Ndërkohë autoritetet gjyqësore në Gana dënuan abuzimin në rajonin perëndimor duke e quajtur barbar dhe primitiv.

Ekzekutuesit e dënimit citonin në argumentimin e tyre parime të fesë islamike duke thënë se ishte e gabuar regjistrimi i videos së seksit dhe aq më tepër shpërndarja e saj në rrjet.

Raportimet sugjerojnë se gjykimi me 20 goditje thupre ishte dhënë nga kreu fisnor Na Fuseini Seidu Pelpuo IV i cili tha se dënimi kishte si qëllim mësimin e disiplinës për të rinjtë e qytetit.

Ai tha: “Përveç goditjeve, prindërit e djalit e vajzës do të bien dakord që të dy të martohen dhe të qëndrojnë si çift, në mënyrë që kjo të shërbejë si shembull që të rinjtë të udhëheqin jetë serioze”.

Por autoritetet gjyqësore dënuan rrahjet turpëruese me një deklaratë.

“Rrahja publike me kamzhik e të rinjve është e prapambetur, barbare dhe e dënueshme. Këto kate shkelin disa ligje të Kushtetutës”.

Grupi i avokatëve u bëri thirrje qytetarëve të mos marrin ligjin në dorë cilido qoftë aktiviteti ilegal apo shkelja e kodit moral.

FOTO GALERI
1/3
Rezidentët e qytezës afrikane morën vetë në dorë ligjin dhe dënuan burrin e gruan për videon e tyre duke i goditur nga 20 herë me shkopinj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA