Një llogaritje e shpejtë me supozimin se alienët janë të ngjashëm me njeriun na bën të besojmë se ka vetëm pak kultura aliene që janë dashakeqe në galaktikën tonë, dhe ky mund të konsiderohet si një lajm i mirë, sipas gazetarëve të rrjetit Vice.com
Dikur studiuesi Stephen Hawking kishte paralajmëruar se transmetimi i sinjaleve nga toka në hapësirë mund të çonte në zhdukjen e civilizimit njerëzor.
“Nëse alienët na vizitojnë, rezultati do të ishte pak a shumë si kur Kristofor Kolombi zbarkoi fillimisht në Amerikë dhe shfarosi të gjitha kulturat vendase amerikano-indiane”.
Komentet e Hawking duket se janë marrë në konsideratë, por sa civilizime “të liga” jashtëtokësore mund të ketë? Dhe cilat janë mundësitë që ato të vendosin të veprojnë ndaj njerëzve?
Për këtë nuk janë bërë shumë studime por disa studiues kanë hedhur hipoteza interesante.
Në një dokument amerikan që mund ta lexoni këtu autori pranon se megjithë mungesën e informacioni, galaktika jonë “Rruga e Qumështit” strehon rreth katër civilizime aliene dashakeqe.
Dokumenti i shkruar nga Alberto Caballero, i Universitetit të Vigo në Spanjë thotë se shanset që një civilizim dashakeq alien të marrë kontrollin e tokës “janë të ulëta”.
Caballero shkruan më tej se shanset për t’u pushtuar nga një civilizim alien janë rreth dy herë më të ulëta se ato të goditjes nga një asteroid gjigant, edhe pse shanset e kësaj të fundit për të ndodhur janë një në disa dhjetra milionë vjet.
Ai shton se nuk ka shumë civilizime që të kenë arritur teknologjinë e fluturimit ndër-yjor. Por në rast të tille ai thotë se kjo i bën ata të ashtuquajtur civilizim “Tip 1” që konsiderohen më të avancuar dhe rrjedhimisht më të rrezikshëm.
Sipas Caballero, ka pasur gjithnjë e më pak pushtime aliene teksa teknologjia është zhvilluar, ndoshta sepse civilizimet e huaja që mund të shkatërrojnë tokën janë më pak të interesuara për ta bërë këtë teksa përmirësojnë teknologjinë e tyre.
“Dokumentin e kam shkruar bazuar në jetën siç e njohim ne. Ne nuk e njohim mendjen e jashtëtokësorëve, truri i tyre mund të përbëhet nga kimikate të tjera dhe mund të mos kenë sjelljen tonë psiko-patologjike”, thotë ai për rrjetin MotherBoard.
Top Channel