15/11 23:37
Pas zgjedhjeve për kryetar, PD do të zgjedhë sot nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm si edhe sekretariatet e parties.
Kandidaturat pritet të miratohen sot në mbledhjen e Kryesisë, e cila është parashikuar për t’u mbajtur në 14:00, ndërsa në orë e pasdites pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar, për të votuar kandidatët.
Njoftimi:
Pershendetje,
Kryesia e Partise Demokratike mblidhet sot ne oren 14.00 per te miratuar kandidaturat e Kryetarit Sali Berisha per Sekretar te Pergjithshem, Nenkryetarë dhe Sekretariatet e Partise Demokratike.
Me pas, mbledhja e Keshillit Kombetar per te votuar keto kandidatura do te jete ne oren 17.00 ne Seline e PD!
Top Channel