Nga Bregu, Nano e Ruçi/ Balla pyetet me emra konkretë për Presidentin: Deri nesër në 12:00 kemi kohë

03/06/2022 10:14

Deri nesër në orën 12:00, PS do të dalë me një emër për Presidentin e ri të Republikës. Kështu u shpreh nga Fieri kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Mos hyni për diskutimin e emrave edhe për pak orë.  PS do të mbledhë kryesinë ne orën 17.00 dhe do të zhvillohen disa diskutime që i kemi zhvilluar në disa mbledhje të njëpasnjëshme dhe në fund të këtij procesi do të shkojmë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS prej ku buron edhe mbështetja që përcakton Kushtetuta.  Duhen 20 firma deputetësh që të hysh në garë.

Ne kemi një short list përfundimtare e cila do të marri edhe shqyrtimin nga kryesia dhe vendimin përfundimtar të grupit parlamentar.  Mua nuk më lejohet të hy në asnjë diskutim emrash në këto momente sepse askush prej njesh nuk ka të drejtën të kalojë mbi kompetencën e kryesisë e të grupit parlamentar. “ u shpreh Balla.

A është Fatos Nano një ndër emrat?

Një koleg me pyeti për Gramoz Ruçin, ju më pyesni për Fatos Nanon. Natyrshëm që këta dy emra për mua janë gjithmonë emra që e meritojnë të jenë Presidentë të Republikës, por duhet të jemi shumë korrekt në atë që transmetoni ju si lajm.  Kryesia e partisë socialiste dhe grupi parlamentar janë dy institucionet që mblidhen për të disktuar për emrin që do të propozojmë zyrtarisht, dhe ai do të jetë Presidenti i ri përsa kohë që opozita për asnjë moment nuk e mori përgjegjësinë e një procesi që duhet të ishte i përbashkët. Ata të vinin me propozime, ne i garantuam që propozimet e tyre do ti marrim seriozisht. Nuk donin të bëheshin pjesë e këtij procesi. Tani raundin e 4 e kemi ne dhe kam bindjen e plotë se nesër në orën 18:00 do të zgjidhet Presidenti i ri i cili merr detyrën në 24 korrik.

A mund të jetë Majlinda Bregu propozimi juaj duke qenë se opozita nuk e propozoi? 

Unë përsëri do të vazhdoj të insistoj që emri që ju përmendni apo emra të tjerë janë shumë të vlerësuar ndaj nuk kemi dashur që të bëjmë një debat publik për emrat. Mund të kishim bërë nje negociatë të mbyllur sepse duhet të tregojmë respekt për njerëzit që janë pjesë e kësaj gare.  Hedhja me pa të drejtë e shumë emrave nuk i bën mirë kredibilitetit të procesit. Ne do të shkojmë nesër maksimumi në orën 12:00 me një emër të depozituar bashkë me firmat mbështetëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA