Kanadaja akuzon forcat ajrore të Kinës për rrezik përplasjesh në patrullat në hapësirën ndërkombëtare (fotot)

03/06/2022 16:31
Gjuajtesit anti-radar kineze J-20 ishin perfshire ne manovra te rrezikshme

Ottawa është shprehur dje ‘shumë e shqetësuar’ ndaj pilotëve kinezë për manovrat e tyre në qiell teksa përpiqeshin të kontrollonin ruajtjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut.

Gjuajtësit kanadezë ishin dislokuar në Japoni si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të mbajtur në pushtet sanksionet ndaj Koresë së Veriut.

Por teksa ata kryenin inspektimet e tyre kishin hasur gjuajtës kinezë të cilët sipas tyre kishin kryer manovra të rrezikshme që mund të çonin thuajse në përplasje në ajër mes mjeteve ajrore.

Kanadaja tha dje se manovrat e gjuajtësve të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit “nuk përputheshin me normat ndërkombëtare ajrore të sigurisë”, në disa raste.

Ushtria kanadeze tha se pilotët kinezë kishin një sjellje joprofesionale dhe të rrezikshme gjatë takimeve të fundit me avionët kanadezë në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Ata thanë se në disa raste ekuipazhet kanadeze duhet të modifikonin shpejt rrugën e fluturimit te tyre për të evituar “përplasje të mundshme me avionët e interceptuar”.

Deklarata thoshte se ndërveprime të tilla në hapësirën ajrore ndërkombëtare gjatë misioneve të miratuara nga OKB, po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta prandaj janë adresuar në kanalet diplomatike të vendeve në fjalë.

Ministrja e jashtme Melanie Joly tha se ishte e shqetësuar për incidentet të cilët vijnë disa javë pas nënshkrimit të marrëveshjeve të rëndësishme diplomatike mes Ottawa e Pekin.

Marrëdhëniet mes vendeve ishin dëmtuar ne 2018 me arrestimin e shefes së grupit Huawei, Meng Wanzhou në Vancouver, sipas një mandati të SHBA.

Kina nga ana tjetër ndaloi dy kanadezë, diplomatin Michael Kovrig e biznesmenin Michael Spavor – në kundërpërgjigje.

FOTO GALERI
3/3
Marrëdhëniet mes vendeve ishin dëmtuar ne 2018 me arrestimin e shefes së grupit Huawei, Meng Wanzhou në Vancouver

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA