I ndjekur nga gjigandët e Premier League, Lautaro Martinez sqaron të ardhmen

03/06/2022 21:17

E ardhmja e Lautaro Martinez është lidhur së fundmi me Premier League, aty ku shërbimet e sulmuesit i preferojnë Chelsea dhe Tottenham. Tek Spurs, argjentinasi do të kishte mundësinë të bashkohej me ish-trajnerin e tij tek Inter, Antonio Conte.

Megjithatë, vetë 24-vjeçari e ka bërë të qartë se kërkon të mbetet një futbollist i Inter për të paktën edhe sezonin e ardhshëm. Lautaro theksoi se nga klubi zikaltër nuk ka marrë asnjë sinjal se duan ta largojnë ndaj plani për të është i qartë.

“Nuk kam marrë asnjë komunikim nga klubi për të ardhmen time dhe të paktën kështu si qëndron situata për momentin, unë do të vazhdoj te Inter edhe për sezonin e ardhshëm. Ndaj, plani im është i qartë, të jem pjesë e Inter edhe për sezonin e ardhshëm”, u shpreh Martinez i cili në sezonin e fundit në Serie A në 35 paraqitje me zikaltërit shënoi 21 gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA