Sali Berisha, në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar të PD-së tha se presidenti i ri, i cili është në dorën e Partisë Socialiste, do të zgjidhet nga votat e pushtetit të vjedhur.

Berisha tha se emri i kreut të ri të shtetit do të jetë ‘kukulla’ e kryeministrit Edi Rama.

Berisha: Nesër Edi Rama firmos me votat e vjedhura pushtetin e tij 100 në Shqipëri. Zgjedh kukullën e tij, pra zhvillimet janë dramatike, por qëndrimi ynë duhet më i vendosur dhe më i fuqishëm ndaj një regjimi armiqësor. Kam besim te anëtarët e partisë se s’do pranojmë kurrë këtë plaçkitje të pangopshme të qytetarëve shqiptare. Nuk do të pranojmë këtë shkelmim para botës së qytetëruar. Kush mohon gjenocidin, është kriminel, prandaj duhet të ngrihemi sa më shpejt, deri në triumf.

Top Channel