Gazetari Ben Andoni i ftuar në “Top Talk” foli për zgjedhjen e presidentit të ri nga Partia Socialiste.
Andoni tha se Partia Socialiste e ka konfirmuar se presidenti i ri do të jetë pjesë e aleatëve, duke shtuar se do të ketë president nga socialistët, por jo i tillë.
“Ka konfirmuar deri tani, do të jetë pjesa e aleatëve. Unë mendoj që do të do kemi president nga socialistët, por jo socialist. Dhe besoj që kjo është gracka që Rama, të përgatit për tu kapur”, tha Andoni.
Ai u shpreh se rikthimi i Edi Ramës nga New Yorku dhe veprimet që bëri në lidhje me proceduarat e zgjedhjes së presidentit, i ngjasojnë “Formula një”.
“Dhe thjeshtë procesi që ai ka zgjedhur ai vjen nga New Yorku, në limitet e kohës bëhet mbledhja, çohet emri në komision, pastaj votohet. I ngjason një procesi të ‘Formula një’ në aspektin politik”, shtoi më tej ai.
Bazuar në periudhën kohore të zgjedhjes së kandidatëve për president, Andoni tha se presidenti nuk zgjidhet në këtë mënyrë.
Top Channel