Shqipëria strehoi mijëra afganë, Rama në New York: Ajo çfarë u detyrohemi fëmijëve është kujtesa

02/06/2022 14:11

Kryeministri Edi Rama u nderua me çmimin prestigjoz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award” në New York gjatë darkës vjetore të Sesame Workshop, për ndihmën që Shqipëria u dha afganëve.

Shqipëria ishte ndër të paktat shtet që hapi dyert për afganët, të cilët donin të largoheshin nga lufta.

Rama tha se vendi ynë e bëri këtë gjest human sepse hapja e derës është pjesë e kodit të shqiptarëve. Ai shtoi se kujtesa e çdo vendi është shumë e rëndësishme për pasardhësit e tij.

“Dua të them se çfarë ndjeva përballë nga kaq refuzimesh për t’i hapur dyert afganëve. Turp, shumë më pyetën pse Shqipëria do ta bëjë këtë, pse do ta marrë këtë vendim, ka shumë në këtë dhomë që mendojnë  se pse një prej vendeve më të varfra në Evropë të jenë ndër të partë që hapën dyert njerëzve që përpëliteshin mes jetës dhe vdekjes. Ky është një histori nevoje, histori e mëshiruar në kodin e shqiptarëve. ‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’ . Kur dikush që troket në derën tënde, ai që të troket në derë i duhet dhënë strehë, kujdes dhe mbrojtje. Ndoshta këtu e ka zanafillën pyetja pse Shqipëria pati më shumë hebrenj, vendi që nuk iu nënshtrua nazistëve. Ne jemi një vend ku myslimanët dhe të krishterët jetojnë në harmoni. E  bëmë në nder të fëmijëve tanë, se ajo çfarë u detyrohemi fëmijëve është kujtesa”, tha Rama.

Top Channel