Juristi Plarent Ndreca e ka quajtur të gabuar mënyrën sesi veproi opozita në procesin për zgjedhjen e presidentit të ri ri.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Ndreca tha se opozita e pa si proces që varej nga maxhoranca, dhe ky ishte gabim pasi në të vërtetë ishte i varur nga sjelljet e saj.
Ai tha se opozita duhet të kishte zgjedhur një emër ekspozues dhe mazhoranca do të humbte ‘aksione’ nëse do ishte poshtë. Në këto kushte, avokati tha që tashmë nuk është çudi që do e zgjedhë maxhoranxa kreun e ri të shtetit.
“Vetë kushtetuta e jep të drejtë, nuk ka nevojë të ta japë maxhoranxa. Ky është gabimi që bën opozitarët, e panë si process të varur nga maxhoranca, por ishte i varur nga sjellet e opozitës dhe mazhoranca ka sjelljen e saj kushtetuese dhe merr përgjegjësitë e saj. Çfarë do lloj loje e zëmë se ka bërë maxhoranca, opozita nuk ka pse të jetë pjesë e kësaj, por në të mirë të vendit. Në tre raunde maxhoranca nuk i ka numrat, opozita duhet jetë aktive, por numrat i ka maxhoranca, ka për të vendosur dhe kjo nuk është çudi. Nuk është parashikim biblik që do e zgjedhë maxhoraca, nëse opozita nuk ushtron të drejtat e saj. Nëse opozita do kishte një nxjerrë një emër vërtetë ekspozues dhe me risqe nëse do hidhej poshtë. Edhe nëse do rrëzohej, do humbte aksione krahu që do e rrëzonte. Qenia pasive e kthen procesin rutinor, pastaj maxhoranca do e zgjedhë se nuk do e lërë pa president. Edhe ai që do zgjidhet të shtunën, nuk do të thotë se duhet të jetë maxhorancës patjetër”, tha Ndreca.
Top Channel