“Opozita gaboi me presidentin”/ Zhupa: Pati përpjekje për marrëveshje. Xhixho: PS zgjodhi emrin që në fillim

02/06/2022 21:15

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Ina Zhupa e ka quajtur farsë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, ku mori pjesë dhe opozita.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Zhupa tha se procesi ishte stisje pasi kushtetuesja nuk thotë që kryetarët duhet të bien dakort, por 20 deputetë, pavarësisht nga grupi mund të propozonin një emër. Ajo tha se në proces, pati edhe opozita gabimet e veta, e cila duhet të nxirrte një apo dy emra dhe jo të diskutonte kriteret.

Ina Zhupa: Opozita ka një të drejtë kushtetuese, 20 deputetë mund të propozojnë një deputet, nuk ka lidhje grupi. E gjithë situata u stis që t’I jepte pretenca vetëm kryetarëve të grupeve parlamentare. Ky ishte një krijim i Taulant Ballës, i Alibeajt, sepse në kushtetutë nuk parashikohet diccka e tillë që kryetarët duhet të bien darkort. Opozita duhet të kristalizonte një apo dy kandidatë. U bënë disa përpjekje për një marrëveshje dhe u quajt arritje që Balla që me 20 firma mund të propozoni një president. Kjo është kushtetuese. Ka bërë gabimet e veta dhe opozita. Unë kam qenë që në krye të herët që duhet të shkojmë me emër dhe staturë të tillë që maxhoranca kur ta rrëzonte të humbte kredenciale. Ne nuk jemi shoqëria civile. Nuk mund të jetë PD diskutuese e kritereve dhe atje shkohet me një emër, apo dy emra.

Po ashtu, edhe deputetja e LSI-së Erisa Xhixho e quajti pseudo-proces, ku sipas saj emri i presidenti është vendosur që në fillim nga PS. Ajo tha në “Top Story” se procesi u zhvillua për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive.

Erisa Xhixho: Pseudo-proces, që në fillimet dihej që votat i kishte PS dhe do e zgjidhte vetë. E gjitha çfarë ndodhi, edhe sot që flasim e dimë që të shtunën, me djegien e tre raundeve, PS do t’i zgjedhi me ndryshimet e 2008, që e dobësuan presidentin dhe kjo solli që në maxhorancë mund ta zgjidhte e vetëm presidentin. Kemi një maxhorancë që kontrollon gjiothçka. Ky proces kështu do përfundonte, PS do e zgjidhte vetë, kanë pasur dhe emrin që në krye të herës. Kur u ndërtua ajo tryezë, pati vend për diskutim. Në gjithë këndvështrimin tonë, kështu do shkonte ky process, ka qenë për të hequr vëmendjen nga aferat e incerencatorëve, korruptive etj. Nuk ishin të sinqertë me opozitën, hynë në negociata dhe përfunduan në teatër, për të kapur institucionin e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA