Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha sontë në “Top Story” se përjashtimi i Sali Berishës nga procesi i zgjedhjes së presidentit është i gabuar nga ana e Taulant Ballës.
Zhupa tha se në radhët e socialistëve ka non-grata, ndërsa juristi Plarent Ndreca i kujtoi se partia e saj ka në krye një non-grata. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj tha se Berisha nuk ekziston askund në grupet parlamentare, por Zhupa tha se ai është deputet dhe mund të firmosë si të tjerët.
Debati në studio:
Zhupa: Personi që kemi përballë, ka ligjshmërinë për ta zgjedhur në raundin e katërt 71, por nuk ka legjitimitetin e atzre votave, një pjesë kanë dorëzuar mandatin, një pjesë janë non-grata dhe një pjesë janë vota në burg.
Ndreca: Pse përmendni non-gratën e socialistëve duhet ta hiqni nga fjalori, se ju keni non grata në krye. Si e përmendi Akoma thoni nuk janë legjitim se kanë ca non-grata, ndërkohë ju keni kryetarin non-grata. Pse e fusni në diskurs?
Zhupa: Gjithë ai përjashtimi që thotë Balla për Berishën nuk ekziston, se ose do t’i përjashtojmë të gjithë non-gratat.
Felaj: Berisha nuk figuron në asnjë grup parlamentar
Zhupa: Kjo nuk do të thotë asgjë se është deputet dhe mund të firmosë si të tjerët. Zoti Miraka është personalitet, këto probleme që i krijon Taulant Balla.
Top Channel