Në fshatin e trishtë pa asnjë lindje në 18 vjet, fëmijët zëvendësohen nga manekinët (fotot)

02/06/2022 17:26

Shumë turistë zakonisht gjejnë një tabelë mirëseardhjeje kur mbërrijnë në destinacionin e tyre, ndërsa vizitorët në një qytet të Japonisë mirëpriten nga kukulla të frikshme në formë njerëzore të krijuara me kujdes nga një rezidente e vetmuar.

Gruaja nisi të vuante nga vetmia ekstreme kur u rikthye në fshatin e saj të lindjes, ku për të maskuar numrin e reduktuar të popullatës vendosi t’i zëvendësonte me kukulla në formë nejrëzore.

Ayano Tsukimi ka zëvendësuar të vdekurit e të larguarit me 350 figura të krijuara me dorë në prefekturën e Tokushima në ishullin Shikoku, që tashmë ka nisur të quhet jo pa shkak “fshati i kukullave”.

Punuesja e aftë e kukullave nuk kishte në plan të mbushte fshatin e saj me kukulla edhe pse aty kanë mbetur tashmë vetëm 30 rezidentë, por kjo e ka kthyer atë në njëfarë atraksioni turistik, teksa vizitohet tashmë nga 3,000 japonezë e te huaj në vit.

Fshati njihet për estetikën e tij mirëpritëse, edhe pse të frikshme, teksa modelet e buzëqeshura të kukullave njerëzore mbushin hapësirat në vende të ndryshme rreth luginës, teksa janë 10 herë më shumë se rezidentët e vërtetë të vendit.

Disa prej tyre duken si të moshuar që punojnë në kopsht, disa si familjarë që presin në ndalesën e autobuzit. Ndërsa disa kukulla fëmijësh duket se “kanë marrë kontrollin” e një shkolle të braktisur.

Ayano ka arritur të transformojë ndërtesën e mbyllur në një “muzeum” me nxënës të rremë, ku studentët e fundit janë diplomuar më shumë se pesë vjet më parë.

Kukulla nxënësish me sy të mëdhenj janë krijuar si për t’u dukur se dëgjojnë me vëmendje mesuesen, teksa në fushën e saj të sportit ka dordolecë të mëdhenj si për të trembur zogjtë.

Ayano ka pranuar se plani i saj i dyfishtë ka si qëllim të kujtojë babanë e saj që pëlqentë të largonte zogjtë nga toka e punuar e familjes, që më vonë u kthye në një prej atraksioneve më të frikshme turistike.

Kur ajo ishte e vogël në Nagoro, vendi kishte më shumë se 300 banore, mes të cilëve shumë të rinj

Prandaj ajo ka vendosur kukullat e saj në vendet ku dikur mblidheshin rezidentët e vërtetë.

Atraksioni është quajtur gjithashtu “Fshati japonez i dordolecëve” pasi producenti gjerman Fritz Schumann krijoi një dokumentar për punën e Ayano në vitin 2014.

Kjo i dha më shumë famë fshatit duke e kthyer në një destinacion të brendshëm.

Turistët shikojnë aty sesi Ayano krijon figurat e saj nga materiale të riciklueshme si gazeta, gazeta, veshje, kopsa, teka e sende të tjera.

Ajo i vesh ato më pas me rroba të vjetra, që fillimisht nisi të mësonte duke veshur dordolecët e babait të saj.

Në një intervistë me rrjetin CNN travel, gruaja tregon: “Nuk prisja që njerëz nga e gjithë bota të vinin bë fshatin tonë të vogël. Para dordolecëve askush nuk dinte asgjë për ne.”

FOTO GALERI
1/6
Vizitorët në një qytet të Japonisë mirëpriten nga kukulla të frikshme në formë njerëzore të krijuara me kujdes nga një rezidente e vetmuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA