Molieri “kthehet” në Versajë, në 400 vjetorin e lindjes së tij!

02/06/2022 12:40

Një statujë e Molierit është vendosur për herë të parë në Versajë, për të kremtuar 400 vjetorin e lindjes së njërës prej figurave më të shquara të letërsisë botërore, dhe njeriut që hodhi themelet e komedisë franceze.

Skulptura 1.80 metra e lartë që peshon 250 kilogramë, u vendos pranë Rive Gauche, një referencë e qëllimshme kjo për shkak se Molieri, apo Jean-Baptiste Poquelin, i vuri në skenë shfaqjet e tij pikërisht në kopshtet e kështjellës së famshme.

“Desha të bëj diçka që ishte një formë klasike e tradicionale kremtimi, por në të njëjtën kohë edhe ta ripërtërinte këtë qasje në diçka më të prekshme. Skulptura duket sikur e kompleton këtë vend këtu, mund të ulesh të lexosh një libër, të shohësh emailed e mbase te besh dhe foto me të.“- tha Xavier Veilhan, Sculptor

“Lidhja mes Molierit, që ishte artisti i preferuar i Luigjit të 14-të, është e shkruar në historinë tonë. Për ne, ai është si Moxarti në Salzburg. Mendoj se është e rëndësishme që një qytet, në AND-në e tij të kremtojë shkrimtarët e vet të mëdhenj, autorët e vet të mëdhenj. Për ne, është shumë e rëndësishme të kemi një statujë të Molierit në hyrje të qytetit tonë.”– tha kryebashkiaku i Versajës François de Mazières.

Molier, që jetoi në të ashtuquajturin “shekull i artë” i monarkisë absolute, formoi një trupë me nëntë aktorë, të cilën e quajti “Teatri mbreteror”, ku ushtronte në të njëjtën kohë detyrën aktor, regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh.

Duke dalë nga rregullat e ngurta të kohës, ai krijoi komedi që godisnin vese apo fenomene negative e për temat delikante që trajtonte, pati jo pak telashe, e detyrohej jo rrallëherë të rishkruante tekstet per t`i shpëtuar nga censura, ndërsa guximin e tij e pagoi dhe me shkishërim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA