Në lamtumirën e fundit, ish-Presidenti Bujar Nishani i bëri të gjithë bashkë.

Përfaqësuesit e politikës  majtas e djathtas lanë mëritë, bënë bashkë duke u përkulur përpara arkmortit të zotit Nishani në hellin e Presidencës nga ku ai shërbeu për pesë vite si i shtati president i Shqipërisë post komuniste.

Ndarja nga jeta e president Nishanit ndodhi në kulmin e debateve politike për zgjedhjen e presidentit të ri.

Drejtimi i Presidencës nga Bujar Nishani ka një konratt të fortë me atë të Ilir Metës, deri në atë pikë sa po të ishte gjallë zoti Nishani ai do të ishte potencialisht një kandidat për një mandat të dytë.

Pak javë përpara se të ndahej nga jeta president Nishani për herë të fundit artikuloi nevojën për një bashkim të PD.

Nuk mundi ta shohë këtë i gjallë. E bëri në mortin e tij nga ku Sali Berisha me mbështetësit e tij e më pas Enkelejd Alibeaj ngjitën po të njëjtat shkallë e qëndruan për herë të fundit pak minuta përpara arkomortit të një prej figurave paqtuse të PD-s. Mungoi ishte kreu PD Lulëzim Basha.

Me ardhjen në pushtet në 2013 akti i parë që ndërmorën socialistët ishte heqja e portretit të president Nishanit nga zyrat e shtetit.

Numri dy i qeverisë Arben Ahmentaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe disa ministra u bënë pjesë e homazheve në mungesë të kryeministrit Edi Rama që ndodhet në Neë York në seancën plenare të parë të presidencës shqiptare në Këshillin e Sigurimit.

Respekt për punën si president shprehën ish ministran socialistë Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri dhe ish kryetari kuvendit Gramoz Ruçi. Ish ministri Fatmir Xhafaj e harroi konfliktin e rezervave që shfaqi president Nishani në dekretimin e tij, por në fund për president Nishanin triumfoi zbatimi kushtetutës.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ai gjerman Peter Zingraf dhe diplomatë të tjerë ishin pjesë e homazheve bashkë me presidenten e Kosovës Vjosa Omani dhe kreun e BDI-s nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmeti.

Pak përpara largimit të arkmortit nga salla “Skënderbej” në presidencë presidenti Ilir Meta mbajti fjalën e lamtumirës.

Ish presidenti Bamir Topi nuk i kurseu fjalët e ndjera.

Edhe ish-presidenti Kosovës, Fatmir Sejdiu dha vlerësim për Nishanin.

Taulant Balla një zë kritik ndaj ish president Nishanit udhëhoqi një grup deputetësh socialist në homazhe.

Kur akrepat e orës mbërritën 12-tën, arkomorti i president Nishanit bëri ndalesën e fundit përpara familjarëve,  ish kolegëve të tij presidentë, klerit fetar, e miqve të shumtë.

Kortezhi me burrështetasin Bujar Nishani, presidentin e mirë pasi kaloi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” iu drejtua varrezave të Sharrës.

Bujar Nishani u nda nga jeta para kohe, por paradokset politike e vendosën funeralin e tij, në momentin e duhur. Dy ditë para zgjedhjes së Presidentit të ri, ku opozita e përçarë nuk arriti të ndikojë në proçes, për shkak të situatës së rënduar në Partinë Demokratike, dhe me mazhorancën e gjithë pushtetshme, e dënuar të shikojë sërish si zgjedhje të parë, një kandidaturë nga e djathta. Bujar Nishani bashkëjetoi 4 vjet paqësisht me të majtët dhe sot në funeralin e tij bashkoi dhe partinë demokratike. Duke ikur, dha mesazhin që sot mungon në opozitë, parlament por edhe në presidencë: bashkimin për hir të interesit publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA