Elton Ilirjani prezantohet si Ikona numër 1 në botë në Pride Icon NFT mes 100 Ikonave më të rëndësishme!

02/06/2022 17:24

Elton Ilirjani është përzgjedhur ikona më e rëndësishme në botë për komunitetin LGBTQ.

Eltoni u prezantua të mërkurën i pari ne Pride Icon NFT. Ai ishte bashkë me dy ikona të tjera botërore, Bebe Zahara Benet (figure televizive Amerikane) dhe Andy Warhol (Producent dhe drejtues filmash Amerikan).

Imazhi NFT i biznesmenit ishte në ankand për 24 ore dhe u shit më shtrenjtë se dy ikonat e tjera, në ditën e parë të ankandit. Vetë Eltoni, në një postim në rrjetin social “Instagram”, shprehu kënaqësinë dhe krenarinë e tij, ndërsa shton se çdo shqiptar duhet të ndihet krenar pasi në rang global ky është vlerësim edhe për Shqipërinë, edhe pse në vendin tonë, diskriminimi për personat LGBT+ është i lartë, sipas tij.

Ne 100 ikonat botërore janë figura të rëndësishme si Elton John, George Michael, Freddie Mercury, etj.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel