Deputetja e LSI-së Eisa Xhixho tha se deklarata e ministrit të jashtëm grek, Nikos Denidas se presidenti Meta ka penguar zgjidhjen e çështjes së detit, është e rremë dhe shpifje.
E ftuar mbrëmjen e sotmë në “Top Story” me Sokol Ballën, Xhixho tha se interesi i presidentit Meta në çështjen e detit me Greqinë ka qenë i lartë, që prej vitit 2018 ku i dha autorizimin grupit negociator dhe i ka kërkuar kryeministrit Rama vijimin e procesit.
Sipas saj, maxhoranca do një president ta ketë nën kontroll për ‘pazaret’ e tyre.
“Ka një paqartësi në informacion dhe vakum. Diskutimi që bëhet për ta çuar në Hagë ha diskutim edhe në rang ekspertësh, nëse e kemi ekspertizën e mjaftueshme për të fituar dhe për të dalë sa më mirë në gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Por kur jepet një deklaratë, pengesë ka qenë presidenti i republikës aktual, është e rreme, shpifje. Shteti punon me shkresa, as me Facebook as me qëndrime. Në korrespondencës që ka pasur presidenti në 2018 I ka dhënë autorizimin grupit negociator, më pas ka kërkuar me dy shkresa kryeministrit për të kërkuar vijimin e procesit. Ka qenë I interesuar për ta vijuar këtë proces. Maxhoranxa e do në pronësi të vetë dhe të jetë aty për çdo vendimmarrje”, tha Xhixho në Top Story.
Top Channel