Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi është shpallur fajtor ditën e sotme nga Gjykata e Posçme anti-Korrupsion, e cila e ka dënuar atë me një vit e katër muaj burg, për shpërdorim detyre si dhe pesë vite të heqjes së të drejtës për të ushtruar detyrën në funksione publike.
Gëllçit dënimi nga dy vite i zbriti në një vit e katër muaj, të cilin do e bëjë në një burg të sigurisë së zakonhsme. Gjithashtu gjykata ka dënuar me nga një vit burg edhe tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Ervin Murrjën, Juliaj Tapia dhe Alban Malaveci për shkelje të barazisë në tendera.
Thoma Gëllçi u prangos me urdhër të prokurorisë së posaçme në tetor të vitit të kaluar si i dyshuar për tenderin e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 87 milionë lekë të reja.
I mbajtur gjatë 2018 ky tender u konstatua me shkelje duke nisur që nga shpallja e procedurës, mbas lidhjes së kontratës në dhjetor , u caktua si kusht afati 45 ditor, por sipas SPAK një javë pas përfundimit të këtij afati , ish drejtori i përgjithshëm firmosi shtesë kontrate.
Top Channel