Udhëtimi i lirë për të gjithë, Italia çlirohet nga Green Pass-hiqen masat!

01/06/2022 12:01
An Illustration of the new green pass, in Jerusalem, October 4, 2021. Photo by Yonatan Sindel/Flash90 *** Local Caption *** קורונה וירוס תו ירוק אילוסטרציה חיסונים

Nga sot, Italia heq detyrimin e paraqitjes së Green Pass-it për udhëtimet. Vera për italianët që duan të lëvizin jashtë kufijve, por edhe të huajt që duan të vizitojnë vendin lehtësohet ndjeshëm nga kufizimet e Covid 19.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka vendosur të mos e zgjasë urdhëresën që parashikonte detyrimin për të treguar lejen e gjelbër bazë që vërtetonte kryerjen e vaksinës apo tamponit për personat që hyjnë në Itali.

Vendimi i mëparshëm i cili e diktonte një gjë të tillë, ishte i vlefshëm deri në 31 maj. Nga 1 qershori, pra, lamtumirë certifikatë jeshile për ata që udhëtojnë drejt Italisë, shkruajnë mediat në shtetin fqinj. Ndërkohë, në 15 qershor bie dhe detyrimi për të mbajtur maskë në kinema, teatro dhe spektakle të mbyllura. Por ajo mund të vazhdojë të kërkohet për transportin, të paktën në distanca të gjata.

Certifikimi po kështu do të vazhdojë të jetë i detyrueshëm, të paktën deri në 31 dhjetor, për personelin mjekësor dhe në përgjithësi, punonjësit në sektorin shëndetësor. Në mesin e qershorit po kështu, pritet të hiqet dhe detyrimi i vaksinimit për personat mbi 50 vjec.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA