Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot homazhe në Presidencë, në nder të ish Presidentit Bujar Nishani, I cili u nda nga jeta pak ditë më parë në një spital në Gjermani.
Në përfundim të homazheve, ndërsa dha një deklaratë për mediat, Meta e përkufizoi Bujar Nishanin si një nga politikanët dhe shtetarët më të përgjegjshëm dhe më serioz të dekadave.
“Sot bashkë edhe me anëtarët e kabintetit, si President u përkulëm me nderim përpara Presidentit Nishani dhe transmetuam ngushëllimet më të ndjera znj. Nishani, Ersit dhe Fjonës dhe familjarëve të tyre, për këtë ndarje të dhimbshme dhe të parakohshme.
Ai nuk ishte vetëm bashkëshort e prind shembullor, por ishte një nga politikanët dhe shtetarët më të përgjegjshëm dhe më serioz të dekadave që në cdo detyre shkëlqeu me korrektësinë e tij me integritetin e tij, konstruktivitetin që e karakterizonte. Gjithmonë ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interersit kombëtar, i demokracisë, kushtetutës.
Ai lë pas një trashëgimi shumë positive dhe një kujtim të paharruar për të gjitha ata të cilëve u shërbeu me përkushtim në historinë e institucioneve të shtetit, por edhe për ata që patën mundësinë ta njihnin.” -u shpreh Meta.
Top Channel