Inside Story ka zbuluar dhjetëra kompani të tilla pirate që nxjerrin zbuluar një skemë masive vjedhjeje.
Një subjekt tjetër që kryen veprën e piratimit është Robert Prendi i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si person fizik. Aktiviteti është regjistruar në vitin 2006 me qendër në Berat.
Në fillimet e veta, Prendi e kishte çelur aktivitetin si Bar Piceri. Mandej më 2009 ndryshon objektin e aktivitetit duke e kthyer atë në “Bar kafe piceri, sherbime në fushën e internetit, shperndarje të internetit me kabëll dhe antena, instalimin e sistemeve vrojtuese si dhe tregetimin e tyre, kabllor TV”.
Emri Tregtar ishte “ROBERT PRENDI”dhe u bë “KOZARE@NET”.
Pasi është ndryshuar disa herë objekti i veprimtarisë, aktualisht Robert Prendi, aktivitetin e tij e kryen në Golem me emër biznesi “Beni NET”. Shërbimet që ofron sot referuar të dhënave të QKB janë: “Shërbime në fushën e internetit . Tregtim dhe montim sisteme sigurie”.
Por, në të vërtetë “Beni Net” kryen veprën e piraterisë duke ofruar shërbimin e instalimit të kanaleve televizive pa licensë dhe pa kontratë duke i vjedhur atë. Ne zbritëm në terren për të parë nga afër skemën se si operon biznesi në fjalë dhe u paraqitëm në pikën e shitjes në Golem. Operatori konfirmoi se ofronte shërbimin televiziv, dhe në paketë kishte kanalet e Digitalb.
Mënyra e operimit është e njëjtë si kompania e parë, pra përmes Internet Service Provider. Kanalet që subjekti ofron janë ato të Digitalbit.
Pra, ky subjekt transmeton kanalet pa pasur asnjë kontratë me Digitalb. Këtu, jemi para një vjedhjeje të hapur që dënohet me ligj.
Top Channel