“Antikushtetues dhe formë koncensionare”, deputetja e PD thirrje Metës: Mos dekreto ligjin për Butrintin

01/06/2022 13:52

Deputetja e PD Ina Zhupa kërkon nga presidenti i Republikës të mos dekretojë ligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

Përmes një shkrese drejtuar kreut të Shtetit, Zhupa shkruan se ky ligj është antikushtetues sepse bie në kundërshtim me Konventën e Parisit 1972
“Ligji është formë koncensionare, e cili prodhon një model të administrimit privat me të drejta të plota mbi Butrintin dhe se modelet e paraqitura nga ministria si referencë për menaxhimin e Butrinti nuk kanë asnjë të përbashkët me Ligjin.

“Ky është një model që nuk ekziston në asnjë vend të botës” vijon më tej Zhupa në shkresën e saj drejtuar presidentit Meta.

Zhupa thekson se ligji ndan në dy pjesë menaxhimin e parkut, në kundërshtim me përcaktimet e UNESCO-s për menaxhimin si një i tërë.

“Kjo ndarje hap rrugë për ndërtime brenda dhe jashtë zonës A3” -shkruan deputetja demokrate ndërsa shton se ligji rrezikon historinë shqiptare dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA