Ukraina ka identifikuar më shumë se 600 të dyshuar rusë për krime lufte dhe ka filluar ndjekjen penale rreth 80 prej tyre, tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova.
Në një konferencë për shtyp këtë të martë, Venediktova tha se zyrtarë të nivelit të lartë ushtarak, politikanë dhe “agjentë të propagandës së Federatës Ruse” janë në mesin e më shumë se 600 të dyshuarve rusë.
Venediktova tha se hetimet janë komplikuar nga fakti se luftimet janë ende në vazhdim.
Estonia, Letonia dhe Sllovakia i janë bashkuar ekipit ndërkombëtar që heton krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë, i cili fillimisht u formua nga Ukraina, Lituania dhe Polonia më 21 mars për të mundësuar shkëmbimin e informacionit dhe burimeve.
Top Channel