Kanë vijuar sot thirrjet për largimin e ministrit të brendshëm francez Gerald Darmanin pasi fëmijë dhe tifozë me paaftësi u goditën me spraj djegës e gaz lotsjellës nga policia e Parisit, para finales së Kupës së Kampionëve të shtunën që shkoi.
Shoqata e tifozëve me paaftësi të skuadrës së Liverpool treguan sot sesi përpiqeshin të largoheshin nga turmat e frikshme jashtë stadiumit Stade de France në Paris por në anën tjetër kishin gjetur policinë me veshje të rënda që i kishte spërkatur me spraj djegës dhe gaz lotsjellës.
Përfaqësuesi Peter Allen, tha në televizion se zyrtarët francezë që u hidhnin fajin tifozëve të Liverpool ishin “turpi i Frances” dhe se hetimet mbi çështjen duhet të nisin me dorëheqje nga poste të larta.
“Shumë krerë të policisë janë kthyer kundër ministrit Darmanin, duke kërkuar dorëheqjen e tij”, shtoi ai.
Darmanin ka pretenduar se ka pasur “falsifikime masive me biletat, që kishte çuar në hyrje në numra të mëdhenj të tifozëve britanikë në stadium.
Por një zyrtar i ‘Gendarmerie’ franceze tha dje se tentativat për të justifikuar atë që ndodhi të shtunën, shënojnë “falimentimin e një ministrie që nuk e ka idenë si të shënojë një event sportiv”, sipas citimeve në mediat franceze.
Kaosi kishte shpërthyer në stadium pasi tifozët pritën me orë të tëra për të hyrë, çka solli shtyrjen e nisjes së ndeshjes Liverpool me Real Madrid, që rrjedhimisht u fitua nga kjo e fundit.
Ted Morris tha se “të rinj vendas kishin tentuar të hynin në stadium dhe tifozët me paaftësi të Liverpool u gjetëm mes përplasjes ku policia franceze përdori ‘mjete të kontrollit të turmave’ si spraj djegës apo gaz lotsjellës.
Ai shton se një grup i madh të rinjsh vendas kishin tentuar të grabisnin tifozët para se policia të ndërhynte kur u njoftua prej tyre.
Por në vend që të ndihmoheshin ata u spërkatën me spraj djegës teksa kërkonin ndihmë nga oficerët francezë, në skena që disa i përshkruanin si “më të tmerrshmet ” për tifozët e Liverpool ne Europe.
Më shumë se 170 njerëz u plagosën dhe 60 u arrestuan teksa policia përdorte në stadium shkopa gome dhe mburoja.
Top Channel