“Mund të më thoshin se Hysaj është më i fortë”/ Mbrojtësi boshnjak komenton largimin nga Lazio

31/05/2022 19:46

Senad Lulic është rikthyer të flasë për largimin nga Lazio verën e kaluar, pas plot 10 vitesh me fanellën bardhekaltër. Mbrojtësi 36-vjeçar boshnjak mbeti i befasuar kur drejtuesit i komunikuan se nuk do t’i ofronin rinovimin, teksa shpjegon se shkak për këtë nuk ishte ardhja e Sarrit në pankinë.

“Mendoj se largimi im ishte vendosur shumë më herët sesa të vinte Sarri. Nëse do të lidhej me Sarrin, atëherë do më thoshin që ‘Hysaj është më i fortë se ti’ dhe do t’i mirëkuptoja. U fol edhe për një plan rinovimi të skuadrës, por më pas firmosën me Pedron, që është më i vjetër nga unë”, tha Luliç.

Që prej largimit nga Lazio, anësori boshnjak nuk ka firmosur për asnjë ekip, por në të njëjtën kohë nuk ka deklaruar as tërheqjen nga futbolli, ndaj nuk përjashtohet mundësia që sezonin e ardhshëm të rikthehet me një tjetër fanellë mbi supe./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA