Prokuroria ka kerkuar sot masen e arrestit me burg, per 4 persona, të cilët abuzuan me punimet ne organin e akuzes në Elbasan
Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar për Top Channel dosjen hetimore, sipas së cilës thuhet se godina e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është marrë në dorëzim në dhjetor të vitit 2017.
Referuar dosjes hetimore, në fillim të muajve të verës të vitit 2020 në sistemin e ftohjes janë konstatuar disa problematika që kanë pasur të bëjnë me mosfunksionimin e aparaturës Chiller të instaluar nga subjekti ndërtues (nënkontraktor).
Në vijim, me afrimin e periudhës së dimrit (rreth muajit nentor), ka rezultuar se pajisja Chiller nuk ka funksionuar fare përsa i takon procesit të ngrohjes në institucion. Nga disa verifikime dhe të dhëna paraprake të marra nga specialistë të fushës ka rezultuar se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionimi.
Në vijim të komunikimeve të vazhdueshme dhe institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, është dërguar një grup specialistësh për verifikim në vend dhe ka rezultuar e njëjta problematikë, ku edhe ka konstatuar abuzimin. Sipas dosjes, firma instaloi një ‘chiller’ që nuk funksiononte në godinën e Prokurorisë. Lidhur me hetimet, prokuroria vuri nën akuzë administratorët e dy kompanive drejtuesin teknik dhe inxhinierët.
1- Ded Maluta si person i dyshuar per vepren penale te “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim .
2- Vladimir Maluta, si person i dyshuar per vepren penale te “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim.
3- Ardian Lloshi, si person i dyshuar per vepren penale te “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim.
4- Ibrahim Dragoshi, si person i dyshuar për kryerjen e vepres penale te “Mashtrimi me pasoja te renda” parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal dhe “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në subjektet që administrojnë, kanë kryer shkelje për punimet që janë kryer në godinën e një institucioni, konkretisht në sistemin e kondicinimit dhe të kaldajës, të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar. Nga abuzimet rezulton një vlerë dëmi në masën 3.009.714.29 leke.
Top Channel