Ivan Perisic transferohet në Angli te Tottenham Hotspur (fotot)

31/05/2022 20:12

Skuadra e Tottenham në Londër njoftoi sot nënshkrimin me sulmuesi Ivan Perisic deri në vitin 2024.

Perisic nënshkroi kontratën dy vjeçare me skuadrën e Premier League duke nisur nga 1 korriku, pas marrëveshjes për fundin e bashkëpunimit me Inter-in e Milanos në Itali.

Sulmuesi me eksperiencë i Kroacisë ka fituar kampionatin gjerman me skuadrën e Borussia Dortmund në vitin 2012.

Ai ka qenë gjithashtu në skuadrën gjermane Bayern Munich në 2020 kur fitoi Kupën e Kampionëve, UEFA Champions League.

33-vjeçari kishte nënshkruar me Inter Milano në 2015, me të cilët fitoi kampionatin Serie A në 2021.

Perisic ka qenë pjesë e skuadrës kombëtare të Kroacisë në 2018 në Rusi, kur arritën në finale për të humbur ndaj Francës 4-2.

Ai ka shënuar 32 në 113 ndeshje me kombëtaren e tij.

FOTO GALERI
1/3
Perisic nënshkroi kontratën pas marrëveshjes për fundin e bashkëpunimit me Inter-in e Milanos në Itali.

Top Channel