Ylber Sefa çiklisti i ekipit Shqiptar ka arritur i pari vijën e finishit në turin e 79-të çiklistik të Shqipërisë
Ka qenë etapa e parë e këtij turi ku 54 çiklistë kanë garuar në itinerarim Tiranë-Korçë me një gjatësi 161.1km. Gara e vërtetë e kësaj etape ka filluar në dalje të qytetit të Përrenjasit, aty ku një grup prej 25 çiklistësh kanë kërkuar shkëputjen nga grupi i madh e më tej në mesin e Qafë Thanës 4 çiklistë kanë stakuar 21 çiklistë të tjerë dhe për më shumë se 75 km kanë ecur së bashku për të hyrë në finishin e Korçës.
Garës në malore i ka dhënë forcë dhe bukuri Mikel Demiri që gjatë gjithë kohës ka udhëhequr grupin prej 4 çiklistësh. Në metrat e fundit çiklisti shqiptar Ylber Sefa është ngritur mbi biçikletë dhe ka prekur i pari vijën e mbërritjes me një kohë prej 3 ore 54 min 05 sek duke llogaritur kështu një shpejtësi mesatare 41.3 km në orë. Pas garës çiklisti Ylber Sefa krahas emocioneve që ka përjetuar në etapën e parë ka treguar edhe për taktikën e zgjedhur për të qenë fitues i etapës së parë të këtij rrethi çiklistik.
Rumuni Cristian Raileanu është shprehur i lumtur që ka mundur të jetë i dyti në këtë garë pjesë e së cilës u bë vetëm pak momente pasi zbriti nga avioni.
“Gara ishte shumë e mirë, është hera ime e tretë në Shqipëri, është një vend i bukur dhe për etapë të parë jam i lumtur me pozicionin e dytë, ishte e vështirë, shumë nxehtë”.
Nuk jam i mërzitur që nuk fitova, udhëtimi im dje u anulua, erdha sot vetëm para 15 min para nisjes së garës. Finishi ishte shumë vështirë, çiklistët ishin të mirë.
Erdha nga Italia, aty moti është shumë herë me ndryshe nga sot, ndaj është vështirë. Kontrolloja gjatë gjithë kohës lojtarët e tjerë dhe flisja me ekipin tim, që mund të bashkëvepronim bashkë dhe të lodhnim të tjerët”.
Skënder Anxhaku, presidenti i Federatës së Çiklizmit kërkon më tepër mbështetje për këtë garë që ka ardhur duke u rritur nga viti në vit.
Pjesë e kësaj gare duhet të ishin 12 ekipe nga vende të ndryshme të botës me 6 garues secili por tre ekipe nuk kanë arritur të bëhen pjesë e rrethit 79 çiklistik pasi disa nga çiklistët kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Top Channel