Produktet e qumështit zënë një pjesë të rëndësishme në regjimin ushqimor dhe në ditët e sotme ekzistojnë lloje të ndryshme të këtyre produkteve.
Shpesh ju mund të hasni në raftet e marketeve që këto produkte kanë të shkruar në ambalazhet e tyre sasinë e yndyrës që përmbajnë dhe është pikërisht ky detaj që bën edhe ndryshimin midis tyre.
Por, çfarë do të thotë kjo? Si të zgjidhni më të mirën për ju dhe familjen tuaj?
Së pari, ju duhet të dini se qumështi i lopes pavarësisht llojit, përmban të njëjtat lëndë ushqyese. Këtu përfshihet kalciumi, vitamina D, kaliumi, proteinat, vitamina B-12 dhe vitamina A.
Dallimi kryesor midis llojeve të ndryshme të qumështit është se sa yndyrë përmbajnë. Përqindja e shënuar në ambalazh është sasia e yndyrës në qumësht sipas peshës.
Qumështi që ka rreth 3.5 % yndyrë është më i ngjashmi me llojin që përftohet kur milet lopa. Nëse në të shkruhet se ka 2% ose 1% yndyrë kjo do të thotë se me anë të përpunimit atij i është reduktuar sasia e yndyrës. Ndërsa qumështit të cilit i është hequr yndyra, rrjedhimisht ka të shënuar 0% yndyrë.
Disa njerëz mendojnë se qumështit i shtohet ujë, por nuk është kështu! Përpara se qumështi të hidhet në shishe, hiqet e gjithë yndyra. Më pas, ajo shtohet përsëri në qumësht në përqindje të ndryshme. Në rast se po përpiqeni të humbisni peshë, këshillohet të konsumoni qumështit pa yndyrë.
Ajo që ka rëndësi është se të gjitha llojet kanë të njëjtat sasi lëndësh ushqyese. Dhe të bësh zgjedhjen e duhur për veten dhe familjen është një çështje që duhet bazohet në shijet dhe nevojat e familjes./AgroWeb
Top Channel