Skuadra e Exelsiorit rikthehet pas tri sezonesh në Eredivisie dhe këtë objektiv e arrin pas një përballjeje të çmendur me Den Haag, të cilën e mposhti 8-7 në serinë e penalltive.

Takimi i parë i zhvilluar në fushën e skuadrës tashmë të promovuar në Eredivisie përfundoi 1-1 ndërsa takimi i kthimit në Hagë barazim 4-4 edhe pas kohës shtesë.

Edhe pse vendësit kryesonin 3-0 në fillim të pjesës së dytë, futbollistët e Exelsiorit bënë mrekullinë duke shënuar tri herë në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Edhe në shtesë Den Haah shënoi e para, por nuk e ruajti dot rezultatin.

Në ruletën e penalltive u treguan më të saktë miqtë, që humbën vetëm një gjuajtje në serinë e tretë, ndërsa vendësit gabuan në serinë e tretë (Moreo Klas) dhe në të nëntën (Amofa).

Kjo disfatë dramatike e Den Haag u pasua me trazira të shkaktuara nga tifozët vendës, të cilët fillimisht pushtuan fushën, duke goditur me mjete ndezëse dhe sende të forta tifozët kundërshtarë në sektorin e këtyre të fundit, ndërsa në rrugët e qytet u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të mbajtur situatën nën kontroll.

Madje për të shpërndare turmën u përdorën edhe qentë, që siç tregohet edhe nga pamjet shqyen bluzat e ultrasve të De Haag, që e kishin të vështirë të pranonin dështimin e skuadrës së tyre./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA