Mot i qëndrueshëm do të përfshijë vendin këtë të hënë dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. 

Sipas Meteoalb, në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht në vend, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 – 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Europa Veriore dhe Lindore do dominohen nga vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Po ashtu me rrebeshe afatshkurtra shiu do të jetë pjesërisht qendra e kontinentit dhe Ballkani verior.

Ndërsa pjesa më e madhe e Europës Qendrore dhe Jugu i kontinentit do të mbizotërohen nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në Gadishullin Iberik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA