Në shumicën e rasteve, dietat nuk janë efektive për t’i ndihmuar njerëzit të humbin peshë dhe ta mbajnë atë.

Në një hulumtim ku AgroWeb.org u bazua, studiuesit argumentuan se dieta në fakt çon në shtim të peshës.

Ekspertët thonë se kjo është pjesërisht për shkak të mënyrës se si janë ndërtuar shumica e dietave.

Ato shërbejnë për të arritur një sukses afatshkurtër dhe nuk fokusohen në transformimin e zakoneve të këqija dhe stilit të jetesës.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me 5 arsyet se përse dieta mund të mos funksionojë dhe çfarë mund të bëni.

Shumica e dietave dështojnë:

Studiuesit vlerësuan se 95% e të gjitha dietave dështojnë për një sërë arsyesh. Së pari, ato inkurajojnë njerëzit të heqin dorë nga gjithçka, në mënyrë të menjëhershme. Kjo është problematike, pasi varësitë nuk kurohen brenda natës. Njerëzit ndihen të privuar dhe të frustruar, gjë që i bën ata të dorëzohen.

Kështu shumica kthehet në zgjedhjet e mëparshme, duke ngrënë më shumë sesa para fillimit të dietës. Në vend që të kufizoni veten, ekspertët sugjerojnë të konsumoni më shumë fruta dhe perime, të stërviteni dhe të rrisni konsumin e ujit. Kështu ju ushqeni dhe përgatitni trupin tuaj për të hequr kilogramët e tepërt.

Dieta mund të çojë në çrregullime në të ngrënë:

Për shkak se kultura jonë ka vendosur standarde bukurie, shumë njerëz kërkojnë të humbasin peshë shpejt. Një dietë nuk promovon të ushqyerit në një mënyrë që balancon urinë, kënaqësinë dhe ngopjen, mund të shkaktojë një sjellje që injoron sinjalet e trupit dhe krijon çrregullime në të ngrënë. Duke respektuar sinjalet e trupit tuaj, ju mund të kuptoni më mirë se për çfarë keni nevojë dhe çfarë jo.

Dietat nuk marrin parasysh trupat e ndryshëm:

Edhe pse dy njerëz mund të ndjekin të njëjtën dietë, rezultatet e tyre mund të ndryshojnë shumë. Dieta të caktuara mund të përkeqësojnë më tej disa probleme shëndetësore individuale.

Dieta e vë fokusin te ushqimi dhe asgjë tjetër:

Edhe pse ajo që hamë ka ndikim tek pesha, dietat anashkalojnë edhe faktorë të tjerë si stërvitja, gjumi cilësor dhe shëndeti mendor.

Këto faktorë janë shumë të rëndësishëm për mirëqenien tuaj të përgjithshme dhe ndikojnë në peshën tuaj.

Dietat mund t’ju izolojnë nga shoqëria:

Ndonjëherë kur ndiqni një dietë është tepër e vështirë të hani një vakt me miqtë.

Sepse mund t’ju duhet të tërhiqni mënjanë kamerierin për të shpjeguar se çfarë mund të hani dhe çfarë jo.

Shumë njerëz priren të izolohen, nga frika se miqtë e tyre do t’i gjykojnë ose do të mërziten me kufizimet e tyre. Shumë shpejt, kjo mund të çojë në depresion.

Të ushqehesh shëndetshëm është të zgjedhësh një stil të jetese të shëndetshme dhe jo një dietë./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA