Debati në studion e “Top Story” mbrëmjen e sotme ka vijuar nëse Berisha ka apo jo mbështetjen e demokratëve pas marrjes në dorë të partisë pak javë më parë.

Aktivisti i PD, Edvin Kulluri, në një përllogaritje që bëri tha se Berisha nuk ka më mbështetje, dhe as kur ishte me Bashën nuk e mundën dot Ramën.

Nga ana tjetër, kandidati për kryesinë e Partisë Demokratike, Indrit Hoxha tha se Berisha ka shumicën dhe do ishte në të mirën e partisë që të bashkohej edhe pakica.

Debati në studio:

 Kulluri: Berisha nuk ka mbështetje. Këta të tjerët nuk kanë agjendë politike. 14 deputetë janë me Rithemelimin, asnjë më shumë. Nuk janë shumicë. Në anëtarësi nuk ka shumicë.

Hoxha: Unë kam pasur një qëndrim që grupi parlamentar duhet të jetë i unifikuar. Kjo nuk është ccfështje juridike, por politike. Edhe nëse vendimet e gjykatës do ishin në anën tonë, nuk do zgjidhte asgjë. Në momentin që Berisha është shumicë, atëherë pakica pranon shumicën, kur nuk e pranon është problem për ta se nuk po luajnë në interesat e PD. Hajde të shkojmë në zonat elektorale.

Kulluri: Kur Berisha ishte me Bashën, nuk e mundën dot Ramën. Nuk ka asnjë të ardhme as bashkë as të ndare.

Hoxha: 10 muaj na ndajnë nga…

Kulluri: Nga humbja tjetër

Bejko: Berisha nuk e fitoi dot grupin parlamentar sepse presioni, loja është është serioze. Berisha bën sikur nuk e kupton faktorin ndërkombëtar. Një deputet e gjysmë rekrutoi Berisha, ishte Ina Zhupa. Kjo ishte lëvizje e pamoralshme, të isha si Ina nuk do e pranoja.

 

Top Channel