Një punonjëse e klubeve të striptizës ka thënë së fundmi se mund të lexojë tregjet e aksioneve më mirë se bankierët, prandaj beson se bota është duke shkuar drejt recesionit.
‘Muza’ e industrisë për të rritur thotë se klubet si ai ku ajo punon, janë të mbushur me drejtues të industrisë së financës dhe “për fat të keq janë një tregues i saktë” i shëndetit ekonomik ne Britani e ne botë, prandaj shton se “jemi duke hyrë në recesion”.
Në një seri postimesh në rrjetin Twitter gruaja që përdor emrin @botticellibimbo, thotë se klubet e striptizës në kryeqytetet evropiane janë njëfarë “mjeti operativ” për njerëzit e biznesit dhe jo vetëm një vend “mëkatar” zbavitjeje.
Duke iu referuar falimentimit famëkeq të grupit energjitik amerikan Enron në 2001, striptistja tregon se “zyrtarët e energjitikës sjellin aty klientët e tyre” ndërsa “rekrutuesit sjellin partnerët e mundshëm të biznesit” pasi bota e biznesit, industria për të rritur dhe rrjedhimisht korrupsioni, janë shumë të integruara me njëra-tjetrën”.
“Ne [si striptiste] jemi gjithmonë të ndërgjegjshme për luhatjet e tregut dhe për mënyrën sesi financierët e bardhë shpenzojnë paratë e tyre”, tregon kërcimtarja ‘ekzotike’.
“Çdo striptiste është e ndërgjegjshme sesi të pasurit shpenzojnë paratë e tyre, kjo tregon shumë për situatën e përgjithshme dhe mënyrat e shpenzimit të parave”.
Ajo shton se puna në klub gjatë fundit të vitit financiar “është pjesa më e madhe e të ardhurave të biznesit “, duke theksuar se lidhja mes këtyre ambjenteve është një tregues i kushteve të tregut.
@botticellibimo përfundonte: “Çdo striptiste që unë njoh është një parashikuese më e mirë financiare sesa çdo drejtues finance apo marketingu”.
Një përdoruese iu përgjigj asaj me ndodhinë e 2007 kur i kishte thënë një shoqeje se “bari ka qenë për shumë kohë i vdekur” prandaj duhet të shiste aksionet e saj.
“Unë mendoja se ajo ishte e çmendur, por ndoqa këshillën dhe përfundova dy herë më e pasur”.
Shumë komentues u habitën me këtë rrëfim të striptistes, që zbulonte se shumica e biznesit të spekulimeve financiare nuk zhvillohet nëpër zyra por në ambjentet e shthurjes e zbavitjeve seksuale.
Top Channel