Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, sepse do të reflektojë në të gjithë vazhdimësinë e ditës tuaj. Dhe pse të mos e filloni ditën tuaj me energji pozitive dhe ushqim të shëndetshëm?

Është e vërtetë që dreka duhet të jetë më e pasur dhe më e gjallë, megjithatë mëngjesi ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e përbërësve të duhur, të cilët do t’ju japin energjinë e duhur për të përballuar ditën tuaj.

AgroWeb.org duke u bazuar në këshillat e dietologëve, ju njeh me ushqimet më të përshtatshme për tu ngrënë në mëngjes dhe me ato që duhet të evitoni.

Ushqimet që mund të konsumoni në mëngjes

Vezët:

Vezët janë një opsion i shkëlqyer për të filluar ditën. Ato janë të pasura me proteina dhe shumë ushqyes, të cilët do të përforcojnë metabolizmin tuaj si dhe do t’ju japin më tepër energji.

Shalqiri:

Duke qenë se përmban shumë ujë ai do t’ju mbajë të hidratuar dhe për shkak të pranisë së likopenit, shëndeti i syve dhe zemrës tuaj do të përmirësohet.

Tërshëra:

Ajo mbron stomakun tuaj nga acidi hidrofluorik si dhe e mbron atë nga dëmtimi ose irritimi.

Gjithashtu tërshëra përmban fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë  metabolizmin tuaj dhe ulin kolesterolin.

Mjalti:

Mjalti do të zgjojë organizmin tuaj në mëngjes dhe do të rrisë nivelet e energjisë tuaj, duke ju rritur gjithashtu përqëndrimin dhe produktivitetin përgjatë ditës.

Po ashtu do të përmirësojë gjendjen tuaj shpirtërore, sepse nxit prodhimin e serotinës, hormoni përgjegjës për lumturinë tuaj.

Ushqimet që duhet të shmangni:

Ushqimi pikant:

Mund të irritojë tërë sistemin tuaj tretës dhe për këtë arsye mund të shkaktojë urth dhe mund të dëmtojë mukozën e stomakut.

Kështu që bëni mirë ta rezervoni ushqimin pikant për në drekë.

Bananet:

Nëse hani një banane në mëngjes, do të rrisni nivelet e magnezit në gjak, kjo gjë mund të shkaktojë më vonë probleme të zemrës.

Banania mund të shërbejë si një meze e lehtë dhe e shëndetshme, por patjetër duhet ta shmangni atë me stomak bosh.

Pijet e gazuara me sheqer:

Nuk ka asgjë që mund të zëvendësojë ujin në mëngjes apo lëngjet e shtrydhura.

Këto pije do të ngadalësojnë metabolizmin tuaj dhe do t’ju japin ndjenjën e fryrjes gjatë gjithë ditës.

Perimet me gjethe jeshile:

Perimet me gjethe jeshile, janë të pasura me aminoacide të cilat mund të shkaktojnë në ndjesinë e urthit, si dhe të shtojnë gazrat. Prandaj është mirë t’i evitoni në mëngjes./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA