Kjo ambulancë solli në aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, dy pacientë, Enesi 3 vjeç dhe Sonjela 13 vjeç, të shoqëruar nga familjarët, do fluturojnë sonte drejt Turqisë, ku do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve të vështira kirurgjikale.

Kjo me mbështetjen e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” dhe medias Top Channel.

Enesi do të bëjë një ndërhyrje në kokë, pasi nuk i furnizohet truri mirë me gjak. Ai as lëviz dhe as njeh njeri. Më përpara ecte dhe fliste. Mezi pres të nisemi, pasi na kanë dhënë shpresë në Turqi.

Doja të ishte si fëmijët e tjerë, të më thotë njëherë mami. Top Channel dhe “Fundjavë Ndryshe”, gjithë shqiptarët që kontribuan, i falënderoj nga shpirti. Ata bënë 1-fish, Zoti ua ktheftë 100-fish”, shprehet nëna e Enisit.

Sonjelën e kam çuar deri në klasë të pestë në shkollë. Është 13 vjeç dhe vuan nga skolioza, që i ka deformuar shtyllën kurrizore dhe po i dëmton organet. E mbaj në krahë, meqë është e vogël dhe unë kam edhe pak fuqi. Nuk e di në do t’i falënderoj dot të gjithë ata që e bën të mundur atë që unë lutesha ditë e natë. Më duket sikur i njoh të gjithë, sikur i kam vëllezër e motra“, shprehet nëna e Sonjelës.

“Fundjavë Ndryshe”: Dy familjet, njëra nga fshati Alarup i Pogradecit dhe tjetra nga fshati Cangonj i Devollit, na kontaktuan ne. Janë raste të vështira, urgjente. Top Channel iu përgjigj menjëherë thirrjes sonë duke financuar të dyja operacionet, në dy spitale të Stambollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA