Këtë të diel rikthehet sezoni i tretë i HE/ She’s On Top në Top Channel me autore dhe moderatore Argjira Spanca.

Por këtë sezon spektakli i së bukurës do të vijë me ndryshime dhe risi, He’s On Top! Konkurrentët e këtij viti do të jenë edhe djemtë!

Në pozicionin e jurisë do të jetë Benida Nishani dhe Megi Pojani, të cilat do të gjykojnë dhe komentojnë vajzat dhe djemtë tek sfidat që do të kenë.

24 konkurrentët do të kenë mundësi të kalojnë nëpër sfida, sfilata, photoshooting, ku padyshim konkurrenca do të jetë e fortë.

Modë, bukuri dhe histori personale, bëhuni gati… He/She’s On Top do t’ju mbajë të mbërthyer pas ekranit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA