E rëndë në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë, në trup ka plagë me armë zjarri Këto male të shkretuara janë në Pukë.
Para viteve 90, kjo bashki rezultonte me një sipërfaqe pyjore rreth 90.000 hektarë por sot 60.000 prej tyre janë humbur.
2/3 e kurorës së gjelbërt është shkatërruar. Fillimisht prere e pastaj edhe e djegur qëllimisht për të zhdukur gjurmët e prerjes së paligjshme.
Federata e Pyjeve në qarkun e Shkodrës, konstaton se situata është me e rëndë në Malin e Munellës.
Munella konsiderohet si habitati kryesor i disa kafshëve të egra të rralla për rajonin por edhe i disa llojeve të veçanta të bimëve për të cilat pedagogu dhe doktori i Shkencave Bujqësore Zef Gjeta, ngre alarmin per zhdukjen e tyre.
Edhe per turistët, pamja që të ofrojnë malet e Pukes dhe të Shqipërisë janë të dhimbshme.
Vetëm në Janar të këtij viti, ajo çfarë ka mbetur pa u shkatërrua në Munelle, u shpall Zone e Mbrojtur, por gjasat janë që paligjshmëria të vazhdojë pavarësisht statusit që gëzon.
Top Channel