
23/02 22:38
Lezha u bë vendi pritës i kampionatit kombëtar të mundjes për të rinj.
Në këtë kompeticion morën pjesë 140 sportistë të 16 ekipeve që garuan në kategoritë U15 dhe U17 në këtë disiplinë sportive në stilin e lirë dhe atë greko-romak. Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes, Sait Prizreni, një emër i njohur i këtij sporti në vendin tonë, këta mundës të rinj shihen si e ardhmja e vendit.
Në përfundim të këtij kampionati u shpallën edhe fituesit dhe në stolin greko romak në kategorinë U15 triumfuese rezultoi skuadra e Teutës, ndërsa për U17 triumfoi Tirana. Përsa i përket stilit të të lirë, edhe këtu për U17 triumfuese doli Tirana ndërsa në kategorinë U15 fitues u shpall ekipi i Kukësit.
Top Channel