E rëndë në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë, në trup ka plagë me armë zjarri
20 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid 19 nga 405 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
8 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 3 në Rroskovec, Sarandë, Tepelenë, 1 në Shijak, Patos, Selenicë.
Teksa prej tri javësh nuk është shënuar asnjë humbje jete, aktualisht në vend, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 313 pacientë aktivë me koronavirus.
Ndërkohë, në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,291 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Statistika (29 Maj 2022)
Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 405
Testime totale 1,827,518
Raste pozitive 276,101
Raste të shëruara 272,291
Raste Aktive 313
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 207
Fier 23
Vlorë 20
Gjirokastër 16
Korçë 15
Shkodër 10
Durrës 8
Elbasan 6
Berat 3
Dibër 3
Kukës 1
Lezhë 1
Top Channel