Donald Trump: SHBA duhet të financojë sigurinë në shkolla, jo Ukrainën (fotot)

28/05/2022 17:51

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i bënte thirrje dje përfaqësuesve të vendit se duhet të kenë prioritet financimin e sigurisë në shkolla dhe jo dërgimin e armatimeve për Ukrainën.

Në lidhje me debatin e armatimit personal, ai refuzoi thirrjet për kufizimin e armëve të zjarrit duke thënë se “amerikanët duhet të mbrojnë veten e tyre nga e keqja”.

Duke folur në një konferencë pro-armëve, Trump hidhte dyshime mbi faktin se SHBA ka miratuar ” $40 miliardë në ndihma ushtarake për Ukrainën” kur nuk arrin të sigurojë mbrojtjen e shkollave e fëmijëve të saj.

Fjala e tij erdhi në takimin e grupit më të madh në mbrojtje të armë-mbajtjes civile në vend ‘National Rifle Association’ (NRA).

Zhvillimi vjen pas rihapjes së debatit prej masakrës së 21 njerëzve në një shkollë fillore në Texas kësaj jave.

“Para se ne të kërkojmë të ndërtojmë pjesën tjetër të botës, ne duhet të krijojmë shkolla të sigurta për fëmijë tanë në vendin tonë,” tha Trump mbrëmë duke marrë duartrokitje të gjata.

Në fillim të muajit Kongresi amerikan miratoi dërgimin e 40 miliardë dollarëve në ndihma ushtarake për Ukrainën, që arrijnë një total prej $54 miliardë që prej nisjes së pushtimit rus në fund të shkurtit.

“Kongresi duhet të votojë për të marrë mbrapsht çdo qindarkë dhe të krijojë me to siguri në shkollat e vendit tonë”, tha Trump duke refuzuar thirrjet e qeverisë për kufizime të lejimit të armëve, pasi sipas tij “amerikanët duhet të mbrojnë veten e tyre nga e liga”.

Prandaj ai propozoi një riformatim të sigurisë në shkolla me pika të fortifikuara hyrjeje, me detektorë metalesh dhe një oficer policie në çdo kampus.

Ai u mbështet nga guvernatori i Texas, Greg Abbott, që tha se ligjet e armëve nuk mund të parandalojnë vrasjet masive.

“Ka mijëra ligje të shkruara në të gjithë vendin që kufizojnë zotërimin e armëve, që nuk kanë ndaluar të çmendur të kryejnë akte djallezore ndaj njerëzve e komuniteteve paqësore. Në masakrën e fundit në Uvalde, kishte shkelur ligjet e Texas përpara se të hapte zjarr. Është një krim të zotërosh armë zjarri në ambjentet e shkollës”, tha Abbott.

FOTO GALERI
1/2
Trump refuzoi thirrjet për kufizimin e armëve duke thënë se “amerikanët duhet të mbrojnë veten e tyre nga e keqja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA