Jetojmë në kohë paradoksi, ku nga njëra anë kemi rritje të çmimeve dhe vitrina dyqanesh të mbushura me njoftime, ku kërkohen punëtorë, dhe nga ana tjetër njerëz që refuzojnë punën, për shkak të pagave të ulëta.

Qytetet bregdetare që kanë edhe kërkesat më të larta për staf, pjesa më e madhe janë në panik për të gjetur punonjës, pasi nuk po gjejnë staf, ndërkohë që sezoni pothuaj ka filluar ose është në prag fillimi. Pasi janë përpjekur për gjetje të stafit nëpërmjet metodave tradicionale, pra duke pyetur burime të tyre të brendshme, apo duke vënë tabela të mëdha pranë objekteve të tyre, dhe nuk u kanë rezultuar pozitive, janë drejtuar pranë zyrave të punësimit, për të gjetur njerëz, sepse vërtet situata ka arritur atje ku nuk mban më. Pushuesit kanë filluar tashmë të frekuentojnë hotelet e tyre, ndërkohë që ata nuk kanë staf për të shërbyer.

Aktualisht janë mbi 15 kompani, apo subjekte që operojnë në fushën e turizmit, që na janë drejtuar për të bashkëpunuar në gjetjen e stafit të tyre. Më parë kanë qenë sporadike, d.m.th. fillonte sezoni dhe mund të ishin diku te 2-3 apo maksimumi 5 të tilla.

Vërejmë një çekuilibër mes çmimeve që rriten dhe punëtorëve që refuzojnë të punojnë me paga të ulëta. Kjo lidhet me faktin, që mendësia e njerëzve ka ndryshuar dhe janë lehtësuar procedurat për të punuar jashtë vendit. Ata persona që kanë përvojë në sektorin e turizmit, kanë shfrytëzuar tashmë këto eksperienca dhe punësohen shumë lehtë në Greqi, Itali, apo në vende të tjera, që kanë këto lloj kërkesash, dhe pagesa në këto vende të huaja është shumë më e lartë sesa rroga që marrin në Shqipëri, duke lënë këto hapësira apo boshllëqe brenda vendit tonë.”- tha Eranda Ymerali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA