Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ka ndërmarrë një nismë të vecante: Ajo filloi një peticion online për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke kerkuar që të ndalojë izolimi i vendit dhe që kosovarët të ndihen sit ë gjithë qytetarët europianë.

“Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Tëitter. Iniciativa e nisur në change.org, është përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek.

Lunacek, e ka quajtur iniciativë të rëndësishme nismën e Schneerberger. “Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem nënshkruajnë dhe shpërndajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizituar shokët dhe familjet në BE”, ka thënë Lunaçek. “Kosova ka dëshmuar përmbushjen e të gjitha kushteve, e megjithate liberalizimi i vizave vazhdon të kundërshtohet nga dy anëtare të BE-së – Franca dhe Holanda. Liberalizimi i vizave për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë është realizuar qe disa vite.

Koha është që edhe qytetarët e Kosovës, të kenë mundësinë që të hyjnë në BE pa nevojë për të aplikuar për viza. Ndërkohë, hyrja pa viza është e mundur për të gjithë qytetarët e BE-së në Kosovë. Ky trajtim i pabarabartë duhet të marr fund. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj, bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovë në samitin e radhës të BE-së, në qershor 2022”, thuhet në arsyetimin e kësja nisme.

Parlamenti Evropian për vite me radhë ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, qëndrimet e Parlamentit Evropian nuk janë ligjërisht obliguese për vendet anëtare të BE-së. E, vendimet përfundimtare miratohen në Këshill pikërisht nga shtetet anëtare.

Top Channel