Covid 19 vazhdon të qarkullojë në Shqipëri pasi çdo ditë raportohen  mesatarisht 30-40 të infektuar, por që prej datës 8 maj nuk është shënuar asnjë humbje jete për shkak të covid.

Kjo pasi një pjesë e mire e shqiptarëve janë prekur nga covid por edhe se 56% e qytetarëve janë vaksinuar me dy doza.

Sipas studimeve më të fundit në botë, Covid 19 ka shtuar infarktet kardiake, ishemitë dhe hemorragjitë cerebrale madje  edhe tek moshat e reja 40- 50 vjeç si dhe ka rritur vdekshmërinë.

Mjekët thonë se pacienti duhet të paraqitet me urgjencë sapo  të jenë shfaqur simptomat e para  të cilat lidhen me dhimbjet e kokës , mungesën  ekuilibrit apo pamundësisë për të shikuar.

Mjekët neurologë të shërbimit në Tiranë, por edhe të tre qendrave  që ofrojnë shërbim në Korçë, Fier dhe Shkodër kane diskutuar  ndërmjet protokollet bashkëkohore  për trajtimin e goditjeve në tru   në mënyrë që të shmangen sa më shumë humbjet e jetës dhe invaliditeti i personave që preken.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA