Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për tri ndeshjet e qershorit: dy në Ligën e Kombeve, ndaj Islandës në transfertë dhe Izraelit në shtëpi, si edhe miqësorja me Estoninë, që do të luhet në “Air Albania”, më 13 qershor.

Ndërkohë që ditën e shtunë pritet të vijnë edhe lojtarët e mbetur të cilët kanë zhvilluar ndeshjet me klubet e tyre ditët e fundit ose kanë shijuar pak ditë pushim përpara këtij grumbullimi.

Në konferencën për shtyp të parë për këtë grumbullim Endri Çekiçi, lojtari kuqezi që aktivizohet në kampionatin turk me Konyaspor shpreh karikimin e tij për këto ndeshje të që kemi përpara.

 “Këto ndeshje të Ligës së Kombeve mund të na japin shansin që të kualifikohemi direkt në europian dhe duke qenë se ai është synimi ynë do të bëjmë maksimumin që të dalim të parët në grup.

Një rikthim në këtë grumbullim është Taulant Seferi, sulmuesi i Tiranës protagonist padyshim në këtë sezon të suksesshëm të bardhebluve ku kontribuoi me 19 gola, shpreson që të ketë hapësirën e tij tek kombëtarja edhe pse konkurrenca është më e madhe”, tha Endri Çekiçi, futbollist i Kombëtares.

“E di që situata është më e vështirë me konkurencën sa i përket aktivizimit por unë kam ardhur për të luajtur dhe do ta bëjë maksimumin që të bindë trajnerin për të marrë minutat e mia”, tha Taulant Seferi, futbollist i Kombëtares.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA