Oficerja e policisë bisedon me bufin e vogël të humbur në rrugën e pyllit (VIDEO-foto)

27/05/2022 21:46

Dy oficerë policie po patrullonin një ditë me makinën e tyre në një qytezë rurale në Colorado, SHBA, kur papritur panë një kafshë të vogël që nuk lëviste nga mesi i rrugës së zhavorrit.

Ata ndaluan dhe kur u afruan panë që ishte në fakt një bebe buf, i species që vendasit i quajnë Northern Saw-Wher.

Bebja dukej qartë që kishte humbur nënën ose folenë e saj dhe qëndronte në mes të rrugës, prandaj oficerët tentuan të ndihmonin.

Oficerja femër iu afrua bufit dhe i tha: “Ç’kemi vogëlush, si po ia çon?”

Pasi nuk mori një përgjigje ajo i foli përsëri dhe kësaj here bebja buf hapi sytë e saj të mëdha si per t’i treguar se po dëgjonte me të gjithë vëmendjen.

Pas një bisede fillestare mirësjelljeje, oficerët ndaluan së filmuari dhe tentuan të ndihmonin bufin e vogël të largohej nga rruga.

Por duke i surprizuar të dy bufi i vogël u largua duke u ngritur në fluturim.

Ja dhe video ku ata regjistruan bisedën nga afër me bufin:

“Një buf i vogël me fytyrën si mace, me duar të mëdha dhe sy të verdhë të shkëlqyeshëm, Northern Saw-whet duket se ka shumë karakter. Me siguri duhet të ketë probleme me dëgjimin prej veshëve asimetrikë”, shkruanin ata.

“Këta bufë gjuajnë kryesisht në muzg e në agim, ndërsa shumicën e kohës rrinë dhe presin, për ta kapur prenë e tyre nga largësi e vogël. Ndoshta edhe ky po përpiqet të ngrejë një grackë”, shkruanin me shaka oficerët në publikimin e tyre.

FOTO GALERI
2/3
Bebja dukej qartë që kishte humbur nënën ose folenë e saj dhe qëndronte në mes të rrugës, prandaj oficerët tentuan të ndihmonin.

Top Channel