Nis sezoni në Lezhë/ Ftohen turistët me moton: Gjithçka e bërë në Lezhë
27/05/2022 12:25
‘Gjithçka e bërë nga Lezha’, ishte motoja e cila hapi zyrtarisht sezonin turistik në Lezhë.
Përmes një panairi gastronomik dhe një sërë aktivitetesh Shëngjini, priti turistë vendas dhe të huaj.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se tashme vija bregdetare e Lezhës është gati për të pritur pushuesit e shumtë dhe se ky sezon do të jetë një sukses për Lezhën.
Gjithashtu Ndreu nuk la pa përmendur panairin gastronomik, duke cilësuar Lezhën si mbretëreshën e Gastronomisë.
Të shumtë ishin turistet që kishin ardhur ku patën mundësinë të provonin nga afër produktet e prezantuara në panair, duke nisur nga prodhimet bio të restoranteve, deri tek punimet artizanale, tradicionale e kulturore.
Top Channel