Një litër naftë do të shitet për 239 lekë në pikat e karburantit në vend, duke nisur nga ora 18:00 e kësaj të premte, 10 lekë më shumë se sa shitej deri sot.

Në çmimet e reja për karburantet, të publikuara sot nga Bordi i Transparencës, rritet dhe çmimi i benzinës, ku një litër do të kushtojë 237 lekë, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, ku një litër gaz do të kushtojë 90 lekë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 237 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet. (Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA